K.O.T
K.O.T ( Katunars Of Tirana), eshte nje film komedi, I sjelle nga NGOP Media, si vazhdim I serialit me te njejtin emer. Pas suksesit te padiskutueshem te serialit ne platformen Youtube, aktoret simpatike te NGOP, Marsijon Durmishi dhe Grei Dajlanaj, trajtojne ne nje film me metrazh te gjate, problematikat e vendit tone, dhe ne vecanti te kryeqytetit, sigurisht te para dhe narratuara, nga kendveshtrimi komik i personazhit kryesor Qemalit. Qemali, nje djalosh nga fshati, qe me naivitetin e tij, I hap shpesh pune vetes, ne nje Tirane te pa sinqerte dhe problematike. Kete here telashet e Qemalit jane akoma me te medha, pasi ne deren e tij shfaqet nje vogelush, qe pretendon se eshte I biri. Perpjekjet e Qemalit per te nxjerre jetesen, tashme per nje familje me te zgjeruar, duket se po ecin ne rruge te mbare, kur punesohet si koshtari I nje Ministri te korruptuar. Eshte ky moment qe e fut personazhin tone ne nje sage mashtrimesh, intrigash, dhe aferash korruptive. Miresia e Qemalit do perdoret nga Ministri dhe shpura e tij e korruptuar, te cilet tentojne ta perdorin Qemalin si “mish per top”. Situatat komike jane te shumta gjate ketij filmi dhe te sjella me mjeshteri, duke bere te mundur qe e gjithe situate tragjike ku shpesh Qemali vendoset, te mos eklipsoje te qeshurat e pafundme qe ky personazh shkakton gjate kesaj Odiseje.